Fier, grupet e riskut po marrin vaksinën e gripit! Specialistët: Parandalon format e rënda të gripit, janë shpërndarë 260 mijë doza në gjithë vendin

8 Nëntor 2023, 15:43

Ashtu si në të gjithë vendin edhe në Fier, ka nisur fushata e vaksinimit antigrip. Specialistët e shëndetit publik thonë se pavarësisht se nuk kemi situatë të rënduar të shkaktuar nga gripi sezonal, vaksina është mënyra më e mirë për parandalimin e formave të rënda të gripit.