Edhe në kishën e Shën Gjergjit në Fier, në orën 18:00 këmbanat kanë rënë në nderim të Papa Françeskut, i cili vdiq sot në moshën 88- vjecare.
Besimtarët kanë ndezur qirinj dhe jane lutur për shpirtin e tij.
“Papa na pikëlloi me humbjen e papritur', kanë thënë ata për mikrofonin e Report Tv teksa e cilësojnë udhërrëfyes të paqes dhe dashurisë në botë me predikimin për tolerancë fetare dhe me thirrjet e vazhdueshme për ndalimin e luftrave.


















