Fier/ Kërkohej nga Spanja për kultivim dhe trafikim të narkotikëve si dhe vjedhje të energjisë elektrike, arrestohet 30-vjeçari shqiptar

10 Shkurt, 11:04

Fier - Një 30-vjeçar shqiptar i identifikuar si Etmir Pazaj është arrestuar ditën e sotme nga policia e Fierit për llogari të Spanjës, pasi ishte shpallur në kërkim nga kjo e fundit për veprimtaritë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, si dhe të vjedhjes së energjisë elektrike, të kryera në kuadër të grupit kriminal.