Fier/ Nxënësit lënë mësimin për panairin e punës, Bardhi: Balluku po i keqpërdor për fushatë! SPAK të hetojë krimet elektorale

21 Mars 2025, 17:00 | Përditesimi: 21 Mars 2025, 17:38

Në Fier u organizua panairi i punës, ku merrnin pjesë 50 biznese dhe 10 institucione arsimore. Panairi i organizuar nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive u ndoq me interes nga të rinjtë e interesuar për punë, por u kontestua nga opozita. Gazment Bardhi akuzon Belinda Ballukun se po përdor nxënësit për fushatë. Ai i kërkon SPAK-ut të hetojë krimet elektorale.

I.M/Shqiptarja.com