Fier/ Nxënësit romë nuk braktisin shkollën: Mësueset na edukojnë, transportin e kemi falas

13 Shtator 2023, 16:31

Në fshatin Zhupan të Fierit fëmijët romë nuk e braktisin shkollën, dhe për këtë insistues është stafi i mësuesve. Në shkollën 9-vjeçare ‘100 vjetori i Pavarësisë’, u ulën në banka këtë vit 60 nxënës romë, 10 më pak se vjet. Vetë nxënësit thonë se vijnë falas në shkollë dhe mbi të gjitha ata respektohen në klasë.