Fier/ Përfshihet nga flakët toka në lagjen “Sheq i Vogël”, në vendngjarje zjarrfikësit

17 Qershor, 16:11

Në vendin e ish plehrave të qytetit të Fierit, ku prej disa kohësh është gjelbëruar me pemë, është përfshirë nga flakët ditën e sotme.

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv duket se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe, duke iu afruar edhe disa banesave që ndodhen aty pranë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë neutralizuar flakët.