Fier, plazhi i Darëzezës i frekuentuar në fund të gushtit! Pushuesit: Vijmë për detin e pastër, rërën kurative dhe çmimet e lira

29 Gusht, 15:58

Në një kohë kur në shumicën e plazheve çmimet janë rritur, Darëzeza në Fier ofron një alternativë ekonomike për çdo familje. Në fund të gushtit plazhi është i populluar dhe pushuesit shprehen të kënaqur me ç’ka ofron ky plazh me rërë kurative buzë Adriatikut.