Fier/ Rritet interesi i të rinjve për degët e bujqësisë, në shkollën e mesme bujqësore ndjekin mësimin 200 të rinj! 33% nxënës më shumë se një vit më parë

28 Janar, 15:57

Në shkollën bujqësore profesionale “Rakip Kryeziu” në Fier është rritur numri i nxënësve që kanë zgjedhur të studiojnë aty. Janë 200 nxënës të regjistruar në degët e bujqësisë, 33 për qind më shumë se një vit më parë. Ndërkohë sipas drejhtuesit të shkollës janë vet prindërit që i kanë nxitur të rinjtë të profilizohen në degët e bujqësisë.