Fier/ Sherr mes adoleshentëve, vritet me thikë 19-vjeçari, nxënës te ‘Petro Sota’! Arrestohet autori! Konflikti nisi në rrjetet sociale

11 Mars 2024, 14:17 | Përditesimi: 11 Mars 2024, 14:17

Një konflikt i nisur në rrjetet sociale mes dy adoleshentëve degradoi në përdorimin e thikës. Grei Bihuci, 19-vjeç humbi jetën në spital për shkak të plagëve të shumta. Ai u godit me thikë në qendër të Fierit nga 18-vjeçari Florjan Muka, i cili u arrestua nga policia. 

19-vjeçari, Grei Bihuci ishte nxënës i shkollës së mesme profesionale “Petro Sota” dhe studionte për informatikë. Ndërsa pasditeve, punonte kamerier në një bar-pasticeri në Bulevardin “Jakov Xoxa”, pranë vendit ku ndodhi krimi.

Gjatë ditës së sotme ai ka qenë në shkollë dhe ka bërë vetëm dy orë, duke lënë orët e tjera të mësimit. Vetëm një orë më pas u shënua krimi tronditës që kthen edhe njëhere në vëmendje dhunën mes adoleshentëve.

r.k./Shqiptarja.com