Fier/ Zbardhet skema e tjetërsimit të 44 mijë m² tokë shtetërore për park fotovoltaik, u shit për 88 mijë €! Drejtorit të spitalit i gjenden zarfe me para, përfundon në urgjencë pas arrestimit

13 Nëntor, 16:33 | Përditesimi: 13 Nëntor, 16:33

Arben Voja, drejtori i Spitalit të Fierit, që më herët ka qenë drejtor i Kadastrës, përfundoi në urgjencë pas arrestimit, pasi shfaqi probleme kardiake. Ai dyshohet se ka tjetërsuar tokën e shtetit për t’ia kaluar një investitori për ndërtimin e një parku fotovoltaik. Bëhet fjalë për mbi 44 mijë metra katrorë tokë, të cilët u sekuestruan me kërkesë të Prokurorisë. Në banesën e Vojës u gjetën shtatë zarfe me para. 

A.E/Shqiptarja.com