Fieri e Vlora pa tregje, gjelat e detit shiten në akset nacionale! Deri në 1 mijë lekë të reja kg, fermerët: Vështirësi për t’i rritur, u shtrenjtua misri

15 Dhjetor, 07:53

Fieri dhe Vlora janë dy zona të njohura për mbarështimin e gjelave të detit. Ky është sezoni kur fermerët dalin me tufat e tyre në anë të rrugëve nacionale, pasi nuk kanë tregje. Çmimi është i njëjtë me vitin e kaluar, 800 deri në 1 mijë lekë të reja kg, ndërsa fermerët ankohen se nuk kanë leverdi pasi është rritur çmimi i drithërave që përdorin për rritjen e shpendëve.

    No videos found.