Fieri ‘pushtohet’ nga mjegulla e dendur, apel drejtuesve të automjeteve të ecin me kujdes

25 Shkurt, 09:18 | Përditesimi: 25 Shkurt, 09:18

Qyteti i Fierit është zgjuar këtë të mërkurë nën ‘pushtetin’ e mjegullës së dendur.

Që në orët e para të mëngjesit mjegull ka pasur edhe në qytete të tjera, përfshirë edhe kryeqytetin.

Kjo situatë ka krijuar vështirësi në lëvizjen e makinave, ndaj edhe drejtuesve të makinave i bëhet apel që të lëvizin me kudes për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.

I.M/Shqiptarja.com