Fillimi i Muajit të Ramazanit/ Nënkryetari i KMSH-së: Është muaji i virtyteve ku bujaria e besimtarëve arrin majat

11 Mars, 12:37

Muaji i Ramazanit është muaji më i rëndësishëm për besimtarët mysliman. Nënkryetari i KMSH-së, Taulant Bica foli në lidhje Skype për ‘Sot Live në Shqipëri’. Bica u shpreh se këtë muaj besimtarët mezi e presin dhe është një mundësi për të reflektuar.

‘Agjërimi është një nga mënyrat më të mira të të komunikuarit me Zotin. Një muaj që besimtarët me zor e presin. Ka shumë hare. Muaji mëshirës i faljes, i amnistisë së madhe. Në jetën tonë të përditshme bëjmë shumë gabime. Dhe këtë e shikojmë si mundësi për të reflektuar për t’u bërë njerëz më të mirë me njëri tjetrin dhe Zotin e gjithësisë.’

Ramazani nuk ka të bëjë thjesht me agjërimin në të ngrënë edhe të pirë, por privimi nga vese të këqija.