Fillimi i sezonit turistik në Durrës gjen të papërgatitur operatorët turistikë! Rritja e çmimeve të produkteve shtrenjton paketat turistike

22 Maj 2023, 16:20

Operatorët turistikë në Durrës e cilësojnë të mbarë këtë fillim sezoni pasi 90 për qind e kapaciteteve janë prenotuar. Fluksin më të madh e zënë turistët polakë, dhe ata nga vendet nordike. Çmimet e paketave janë rritur si pasojë e shtimit të kostove. Përfaqësuesit e hoteleve thonë se për të zgjidhur krizën e punësimit kanë rritur pagat me 30 për qind dhe po ofrojnë kontrata vjetore.