Duke filluar nga dita e sotme (21 dhjetor) do të nisë shpërndarja e shpërblimeve për pensionistët prej 5 mijë lekësh me rastin e festave të fundvitit.
Kjo shpërndarje do të bëhet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore në bashkëpunim me Postën Shqiptare dhe bankat duke filluar nga data 21 dhjetor deri më datë 31.
Kreu i ISSH-së, Astrit Hado përmes një postimi në Facebook, ka treguar procedurat se si do të bëhet shpërndarja e këtij bonusi si dhe datat e ndara sipas kategorive. Ai ka bërë një kategorizim të pensionistëve në bazë të datave që ata tërheqin pensionin e tyre. Këto shpërblime i ka bërë të ditura kryeministri Edi Rama.
Nga ky bonus, Hado ka thënë më herët në studion e Report Tv, se do të përfitojnë 677 mije qytetarë dhe është akorduar një fond prej 34 milion dollarësh. Hodo bëri thirrje që ato që nuk kanë nevojë për bonusin tani, ta tërheqin atë në një periudhë të mëvonshme për të shmangur grumbullimet në kohë COVID-i.
Shpërndarja e shpërblimeve për pensionistet ka nisur në Shkodër dhe kjo ka sjellë rradhë pranë ambienteve të postës. Qytetarët shprehen se po presin në rradhë me orë, por nga ana tjetër tregojnë edhe frikën nga situata e pandemisë. Rradhë e gjatë është edhe në postën numër 10 në Tiranë. Qytetarët ankohen për rradhën e gjatë por nga ana tjetër nuk janë të kënaqur me shpërblimin.
