Hado në Report Tv: Të hënën nis dhënia e bonusit prej 5 mijë lekësh për pensionistët! Shpërblimi nuk humbet, mund ta marrin në çdo kohë

Të hënën do të nisë shpërndarja e shpërblimit të fundvitit prej 50 mijë lekësh të vjetra për të gjithë kategoritë e pensionistëve. Nga ky bonus, sipas Drejtorit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado në studio e Report Tv, do të përfitojnë  677 mije qytetarë dhe është akorduar një fond prej 34 milion dollarësh.

“Nga ky bonus përfitojnë të gjithë kategoritë e pensioneve. Ata që marrin pension familjar, pleqërie, naftëtarët, metarlugët etj. Nga ky bonus do të përfitojnë  677 mije qytetarë dhe është akorduar një fond prej 34 milion dollarësh. Fondi është 34 milion dollar.  Bonusi nuk është detyrim, por vullnet i qeverisë. Për të jua bërë festat më të bukura pensionistëve. Javën tjetër do të fillojë shpërndarja. Posta Shqiptare i ka marrë të gjitha masat. Një pjesë e marrin pensionin direkte e në shtëpi. Një pjesë në sportele. Ajo që do bëjmë sot dhe nesër është përgatitja e infrastrukturës. I gjenerojmë në sistem informatik dhe ja çojmë elektronikisht postës shqiptare. Është furnizuar dhe posta me mjete financiare. Edhe posta ka bërë grafik. Të gjithë ato që kanë datën e pensionit nga e hëna do marrin lekët e pensionit dhe bonusin. Duhen respektuar masat anti-COVID. Posta ka rritur ndjeshëm numrin e pensioneve që çon në shtëpi. Do bëhet pa vonesë. E drejta për përfitimin e këtij muaji është 36 muaj. Ndarja e shpërblimit do ndjekë rrugën normale. Ky bonus që pritet të dalë sot është përcaktuar vetëm për pensionist. Të gjithë që marrin pensione dhe janë invalid do marrin bonusin. Të hënën do të nisë shpërndarja e bonuseve. Janë akorduar lekët nga qeveria. Është furnizuar posta me lekë. Në fillim të javës nis aksioni për shpërndarjen e bonuseve", tha Hado.

Hodo bëri thirrje që ato që nuk kanë nevojë për bonusin tani, ta tërheqin atë në një periudhë të mëvonshme për të shmangur grumbullimet në  kohë COVID-i. Sipas Hodos bonusi ka afat 3 vjet.

"Ju bëj thirrje të gjithë atyre që nuk e kanë të nevojshme për këto lekë ti marrin më vonë. Ato lekë nuk humbasin për 3 vjet. Janë mijëra pensionistë që jetojnë jashtë shtetit. Ato nuk i tërheqin muaj për muaj. Edhe atyre nuk ju humbet e drejta për ti marrë. Për të shmangur këtë situatë COVID-I”, tha Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado . 

Paratë do të gjenerohen në llogarinë bankare të secilit përfitues me një grafik shpërndarje të mirë koordinuar, përfundoi Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja