Filo me banorët e Korçës: Fshati me infrastrukturë bashkëkohore në mandatin e ardhshëm

25 Prill 2023, 12:57

Kryetari i bashkisë Korçë Sotiraq Filo, njëherazi kandidat për zgjedhjet vendore të 14 majit, gjatë një takimi në fshatin Melçan ka prezantuar projektet që bashkia ka për mandatin e ardhshëm. Sipas Filos, investimet kryesore do të jenë në infrastrukturë duke plotësuar me kushtet bashkëkohore çdo fshat të kësaj bashkie. Por nga ana tjetër nuk la pa përmendur edhe mbështetjen në bujqësi, si një pikë të rëndësishme të programit. Për këtë Filo kërkoi mbështetje masive në zgjedhjet e 14 majit.