Finalizohet marrëveshja Shqipëri-Itali për pensionet! Nismëtarja Ballo: Përfitojnë të gjithë ata që kanë kontribute

27 Korrik 2022, 16:05

Kurorëzohet marrëveshja për njohjen e ndërsjelltë të pensioneve mes Italisë e Shqipërisë. Nga marrëveshja përfitojnë rreth 700 mijë shqiptarë në gadishullin apenin dhe mijëra italianë në Shqipëri. Geri Ballo, vajza shqiptare e rritur në Itali, nismëtare e peticionit që vuri në lëvizje makinerinë politike përtej Adriatikut rrëfen për “Report Tv” se të gjithë shqiptarët që kanë paguar kontribute në Itali do të marrin befenife nga kjo marrëveshje.