Financimi 250 mln euro në bujqësi, Rrapaj: Do t’i ndihmojë shumë fermerët, bankat frikësohen të japin kredi, pasi shihet sektor me risk

7 Shkurt, 14:20

Qeveria ka prezantuar një instrument të ri bankar me një linjë financimi prej 250 milionë eurosh për të lehtësuar aksesin në kredi për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Lidhur me këtë propozim, kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Agim Rrapaj, u shpreh se kjo është një nismë që do t’i vijë në ndihmë fermerëve.