Fishta e Lezhës, fshati ku banorët hapin dyert për turistët, vendasit restaurojnë shtëpitë e vjetra! I kthejnë në bujtina

26 Maj, 15:57

Shtëpinë e ndërtuar nga gjyshi në vitin 1950 e restauroi, duke e kthyer në bujtine për pritjen e turistëve. Ky është Gëzim Prenga,  një prej të rinjve në fshatin Fishtë të Lezhës, i cili provoi emigracionin, por u rikthye për të ndërtuan jetën në vendlindje.