Fiskalizimi/ Ibrahimaj: Jemi sa më afër nevojave të biznesit, ju inkurajoj të aplikoni

26 Maj 2021, 17:39

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj dhe drejtues të tjerë të lartë, morën pjesë ditën e sotme në Forumin e Biznesit me temë “Fiskalizimi”, i thirrur dhe organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.  Eventi u organizua në kuadër të fushatës që Administrata Tatimore ka ndërmarrë për informimin, sensibilizimin dhe nxitjen e bizneseve për të nisur zbatimin sa më korrekt të Fiskalizimit.