Fitër Bajrami në Golem, Begaj mes besimtarëve: Të udhëhiqemi nga përkushtimi, vetëpërmbajtja dhe sakrifica!

20 Mars, 13:15 | Përditesimi: 20 Mars, 13:15

Atmosfera ishte e ngrohtë në Golem këtë të premte, ku Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zgjodhi të jetë pranë besimtarëve myslimanë për të kremtuar Fitër Bajramin dhe për të përcjellë urimet e tij për të gjithë shqiptarët. Nga xhamia e Golemit, kreu i shtetit uroi besimtarët me rastin e festës, duke e cilësuar këtë ditë si një moment reflektimi dhe gëzimi pas muajit të shenjtë të Ramazanit.

A.M/Shqiptarja.com