Fitoi gjyqin ndaj ministrisë së mbrojtjes dhe Metës për shkarkimin nga detyra, Rama prezanton Bardhyl Kollçakun si kandidat për deputet më 25 prill

28 Shkurt 2021, 13:22 | Përditesimi i fundit: 2021-02-28 13:38:06

Ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm Bardhyl Kollçaku është prezantuar ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama si një nga kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë takimit në kuadër të programit "Deputeti që Duam", Kollçaku prezanoti veten, duke përmendur eksperiencat e tij në karrierë ndërsa u premtoi qytetarëve se do t’u gjendet pranë.

“Ajo që dua të ndaj me të gjithë është se vij siç u tha nga një familje e thjeshtë me 9 vëllezër dhe motra me prindër të thjeshtë, babai fermer dhe nëna karrociere. Që në fëmijëri kam mësuar se me punë dhe djersë arrihet gjithçka. Kam shërbyer me detyra të ndryshme brenda dhe jashtë vendit… në mision jashtë vendit.

Karriera ime ushtarake është e ndërtuar dhe me edukimin civil i cili në shumicën e rasteve është bërë individual. Do jetë një garanci që edhe në këtë karrier të re për tu shërbuyer dëgjuar të gjitha shtresat qoftë fermerët qoftë intelektualët qoftë ushtarakët, punonjësit e policisë për të gjithë institucionet e mbrojtjes por edhe për qytetarët e Beratit që i njoh mirë. U japo fjalën dhe garancinë e ushtarakut që do jem një nga ata në zemër në shpirt për të realizuar të gjitha projektet”, tha Kollçaku.

Kujtojmë se pak ditë më parë Kollçaku ka fituar gjyqin me presidentin Ilir Meta dhe ministrinë e Mbrojtjes lidhur me padinë që bëri për shkarkimin e tij nga detyra para kohe.  Gjykata Administrative i ka dhënë të drejtë Kollçakut për padinë dhe ka vendosur që atij t’i paguhet rroga por nuk ka pranuar që të rikthehet në detyrë. Bardhyl Kollçaku u lirua nga detyra një muaj para se t’i mbaronte emërimi. Në padinë e tij ai kërkoi që dekreti i lirimit të tij nga detyra një muaj para se ti mbaronte mandati të shfuqizohet në mënyrë që ti ruhej statusi, t'i mundësohej pagesa dhe rikthimi në detyrë. Por kërkesa e fundit nuk është pranuar duke mos e rikthyer në detyrë.