Fizioterapisti për Report TV: Shifrat e të prekurve me skoliozë shqetësuese! Ja mënyrat si prindërit mund të dallojnë me sy të lirë nëse fëmija e tyre vuan nga kjo sëmundje

12 Qershor 2022, 15:03

Skolioza po shndërrohet në një problem shqetësues për shëndetin e njeriut, kryesish të moshat e reja. Fizioterapisti Kleton Kadillari në një intervistë për Report Tv ka bërë me dije se grup-moshat më të prekura janë ato nga 8 deri në 13 vjeç, teksa situata bëhet më alarmante kur thotë se për fat të keq ka pasur raste kur kjo sëmundje e shtrembërimit të shtyllës kurrizore ka ardhur edhe te mosheve 3 apo 6 vjeç.