Redi Ramaj ka komentuar çështjen e imunitetit të Belinda Ballukut, duke sqaruar rolin dhe kompetencat e Kuvendit në raport me Gjykatën Kushtetuese. I ftuar në 'Sot live në Shqipëri', Ramaj theksoi se Kuvendi nuk ka asnjë pengesë ligjore për të shqyrtuar imunitetin, ndërsa nënvizoi se vendimmarrja e tij është e ndryshme dhe e pavarur nga ajo e GJK-së. Sipas tij, vetëm Kuvendi ka mundësinë për të marrë vendim edhe në rastin e një mase arresti.





















