Fjala E PLOTË e presidentit Begaj në ceremoninë e fronëzimit të Kryepeshkopit Joan: Kisha Ortodokse ka qenë dhe mbetet udhërrëfyese dhe mbrojtëse e vlerave kombëtare

29 Mars, 13:35

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Joan Pelushi, është fronëzuar në Katedralen Ngjallja e Krishtit. I pranishëm në ceremoni dhe si i vetmi përfaqësues shtetëror që mbajti fjalim, presidenti Bajram Begaj u shpreh se Kisha ortodokse në trojet tona nuk është vetëm një institucion fetar, por ajo ka qenë dhe mbetet gjithmonë një udhërrëfyese dhe mbrojtëse e vlerave shpirtërore, kulturore dhe kombëtare.