Fjalimi i fundit në Kuvend, emocionohet Vasilika Hysi: Kemi bërë gjëra të mira, por mbetet ende shumë për t'u bërë

7 Korrik 2021, 16:47 | Përditesimi: 7 Korrik 2021, 16:47

Pas 12 vitesh në politikë, deputetja socialiste, Vasilika Hysi, njëherazi edhe nënkryetare e Kuvendit, ka mbajtur sot fjalën e saj të fundit në Kuvend. Hysi nuk i fshehu emocionet, ndërsa tha se e mbylli këtë periudhë angazhimi me shumë përgjegjësi dhe dilema nëse është bërë më e mira, apo nëse mund të ishte bërë edhe më mirë.

KT/Shqiptarja.com