Fjalimi i plotë i Ramës në Samitin e Ukrainës/ 'Kombet e vogla s’duhet të kthehen në ushqim për Rusinë, solidaritet për Ukrainën!'

28 Shkurt, 13:53

Sapo kemi shënuar përvjetorin e dytë të zymtë, të sulmit në shkallë masive të Rusisë kundër Ukrainës dhe kryeqytetit të saj Kievit dhe jemi këtu të përtërijmë solidaritetin dhe mbështetjen për Ukrainën dhe popullin e saj dhe juve zoti President e të gjithë atyre që vuajnë sot në Ukrainë. Duam po kështu të përtërijmë thirrjen tonë për Rusinë të ndalë këtë luftë.