Fjalori i Shqipes në komision, Akademia e Shkencave mungon: Kryesia, vizitë jashtë vendit! Zhupa: Do kërkojmë bllokim të fondeve

9 Shkurt, 18:40 | Përditesimi: 9 Shkurt, 18:40

Akademia e Shkencës u vu sot nën akuza të ashpra nga përfaqësuesit e opozitës, pasi përfaqësuesit e saj nuk u paraqitën në komisionin ku ishin thirrur për çështjen e Fjalorit të madh të Gjuhës Shqipe. Kryetarja e Komisionit, Ina Zhupa e ka quajtur të paprecedentë mungesën, por nga Akademia e Shkencave, për Report TV sqaruan se Komisioni parlamentar ishte njoftuar zyrtarisht, se kryesia e këtij institucioni ndodhet për një vizitë jashtë vendit.

I.M/Shqiptarja.com