Flet halla e 27-vjeçares që u vetëvra pas publikimit të fotos intime: Vajzën e shtynë, s’ka vrarë vetën! Drejtësia të zbardhë ngjarjen, s’do e linte kurrë vajzën 2 vjeçe

12 Shkurt, 11:27

Një 27-vjeçare i dha fund jetës duke u hedhur nga tarraca e katit të katërt të një banese në Kamëz të Tiranës, pasi një personazh i TikTok-ut, Altin Çoku, i ka publikuar në rrjet foto intime. Halla e 27-vjeçares në një prononcim për mediat kërkon drejtësi, ndërsa thotë se po e varrosin vajzën pa e ditur se si është e vërteta e kësaj ngjarjeje. Ajo hedh pretendime se mbesa e saj nuk është vetëhedhur, por se sipas saj ka qenë dikush që e ka shtyrë.