Flet i infektuari me gripin e ri,shkencëtarja nga SHBA-ja jep lajme për vaksinën

6 Prill 2020, 20:19

Pacienti me Covid-19 rrëfen ditët e tmerrit. 7 ditë me dhembje truipi, ethe dhe tempëraturë. Agim Loci, Misionar i Pajtimit te Gjaqeve rrëfen në një lidhje me skype nga Amerika, për Repolitix, momentin kur mjekët i konfirmuan se testi i tij kishte dalë pozitiv. Që nga ai moment kanë kaluar 11 ditë dhe Loci është drejt shërimit. Në spitali mësoi se ishte pozitiv, ndërsa simptomat e para i shfaqi në punë. Mjekët amerikan i dhanë dy medikamente ndërsa i këshilluan të pinte caj me limon dhe mjaltë. Shkencëtarja shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donjeta Gjuka në një lidhje me Skype me emisionin Repolitix në Report Tv shprehet se ilaçi kundër koronavirusit kërkon të paktën një vit e gjysmë kohë, por në këtë periudhë ajo u kërkoi shqiptarëve që të qëndrojnë brenda dhe të respektojnë rregullat, pasi distancimi social ka rezultuar efikas.