Fluks emingratësh për festat e fundvitit, 692 pasagjerë dhe 147 automjete mbërrijnë në Portin e Vlorës me traget nga Italia

21 Dhjetor, 08:20 | Përditesimi: 21 Dhjetor, 08:20

Fluksi i pasagjerëve në Portin e Vlorës po shënon rritje të ndjeshme në ditët e fundit, në kuadër të lëvizjeve të fundvitit. Gjatë mëngjesit të së dielës kanë mbërritur në Vlorë 692 pasagjerë dhe 147 automjete me tragetin e linjës Brindisi–Vlorë, duke reflektuar intensifikimin e udhëtimeve drejt Shqipërisë për festat e fundvitit.

E.H/Shqiptarja.com