Fluks kërkesash për birësime, Komiteti Shqiptar i Birësimeve: Nuk ka fëmijë, 130 çifte janë në pritje

12 Nëntor 2023, 16:52

Kryetarja e komitetit, Alma Sulstarova thotë se 130 çifte janë në pritje për birësim, por vetëm 20 fëmijë kanë gjetur një strehë të ngrohtë. Pjesa tjetër i përket fëmijëve me probleme shëndetësore, të cilët çiftet nuk preferojnë t’i bëjnë pjesë të familjes.