Fluks mjetesh dhe trafik i rënduar nga ‘Rruga e Kombit’ deri në Lezhë! Dyndje pushuesish nga Kosova, deri në 3 orë pritje: Po na kthehet në makth!

23 Gusht, 12:19 | Përditesimi: 23 Gusht, 12:22

Për të përshkuar vetëm 17 kilometra rrugë, qytetarët thonë se u duhet të presin deri në tre orë, duke e cilësuar situatën të papranueshme, pasi pushimet po kthehen në makth për ta. Edhe kjo fundjavë gushti po shoqërohet me një fluks të jashtëzakonshëm mjetesh në Rrugën e Kombit, nga Rrësheni në Milot dhe në drejtim të Lezhës

    I.M/Shqiptarja.com