Fluks në Morinë, qytetarët e Kosovës zgjedhin Durrësin e Tiranën për të festuar Pavarësinë: Jemi një

17 Shkurt, 09:48 | Përditesimi i fundit: 2024-02-17 13:43:17

Në 16-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë duket se qytetarët e Kosovës kanë ‘braktisur’ Kosovën dhe i janë drejtuar Shqipërisë. Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në pikën e kalimit kufitar në Morinë ka pasur një fluks të dendur të automjeteve që janë drejtuar drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën.