Fluks në Morinë, qytetarët nga Kosova ‘dyndin’ bregdetet shqiptare! Në fundjavë 16 mijë vizitorë drejt Shqiprisë

18 Qershor 2023, 16:23

Mijëra qytetarë nga Kosova sikurse çdo vit, kanë zgjedhur Shqipërinë për të pushuar. Vetëm këtë fundjavë nga pika kufitare e Morinës kanë hyrë më shumë se 16 mijë qytetarë dhe 9200 automjete.

Me mijëra qytetarë nga Kosova kanë kaluar kufirin me Shqipërinë për të kaluar fundjavën në bregdetin shqiptar. Shumica e kosovarëve kanë zgjedhur Shjqipërinë për pushimet verore në bregdetin, duke shtuar fluksin e hyrjes së tyre në vendin tonë.