Fluks në portin e Durrësit, gushti sjell emigrantët në Atdhe! Tragetet nisin lundrimet e dyfishta, mes udhëtarëve shumë turistë italianë

2 Gusht, 12:27 | Përditesimi i fundit: 2024-08-02 13:26:37

Muaji korrik për Portin e Durrësit u mbyll me mbi 110.000 udhëtarë dhe 27.000 automjete, ndërkohë, muaji gusht që sapo ka nisur, pritet të ketë fluks më të shtuar. Tragetet e linjave Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona kanë nisur lundrimet e dyfishta, ndërsa në terminal janë hapur të gjitha sportelet për të shmangur orët e pritjes.