Fluks në Qafë Thanë, dhjetëra mjete presin në radhë! Rreth 30 mijë udhëtarë kanë hyrë dhe dalë në 3 ditë

2 Gusht, 11:00 | Përditesimi: 2 Gusht, 17:09

Vijon fluksi i lartë i udhëtarëve në pikën kufitare të Qafë Thanës. Dhjetëra automjete nga Maqedonia e Veriut presin në radhë për të hyrë në territorin shqiptar.

Për të përballuar këtë fluks, autoritetet kufitare kanë vënë në funksion 4 sportele për qytetarët dhe 1 sportel të dedikuar për kamionët. Shumica e udhëtarëve janë shtetas të huaj që zgjedhin bregdetin shqiptar për pushimet e verës.

Gjatë tre ditëve të fundit, përmes kësaj pike kufitare kanë hyrë dhe dalë rreth 30 mijë udhëtarë dhe mbi 11 mijë mjete.

r.k./Shqiptarja.com