Fluks turistësh në Sarandë, të rinjtë europianë ‘pushtojnë’ qytetin! Kreu i operatorëve turistikë: Sfidë, furnizimi me ujë të pijshëm

30 Maj, 18:15 | Përditesimi: 30 Maj, 18:15

Saranda po vizitohet gjithnjë e më shumë nga të huajt, kryesisht mosha të reja nga Europa. Këtë vit, thonë operatorët turistikë, vihet re edhe një rritje e fluksit nga vendet skandinave. Por ndërsa presin kulmin e sezonit nga mesi i qershorit, bizneset thonë se për Sarandën sfidë mbetet furnizimi me ujë të pijshëm gjatë muajve të verës.

E.H/Shqiptarja.com