Fluksi i udhëtarëve, në portin e Durrësit rikthehen lundrimet e dyfishta të trageteve! Në Kapshticë e Kakavijë dalin 10 mijë emigrantë në 24 orë

4 Janar, 15:47 | Përditesimi i fundit: 2024-01-04 15:58:21

Nga mesdita e sotme, për të përballuar fluksin e emigrantëve që rikthehen në Itali pas festave, tragetet e linjës Durrës-Bari nisën lundrimet e dyfishta. Gazetari Aldo Mustafa raporton se në terminal operojnë 22 sportele, ndaj udhëtarët kalojnë pa vonesë. Po kështu fluksi po menaxhohet në Kapshticë e Kakavijë, ku gazetarët Armando Braho e Piro Nase bëjnë me dije se në 24 orët e fundit kanë dalë afro 10 mijë emigrantë, pa krijuar radhë apo orë të gjata pritje.