'Fly Ernest' shtyn dy herë udhëtimin pa njoftuar, udhëtarët mbeten në pritje në Rinas

30 Tetor 2019, 10:38

Me dhjetëra udhëtarë që duhet të niseshin nga Tirana për në Pisa të Italisë me kompaninë e fluturimeve 'Fly Ernest' ka më shumë se dy orë që presin në aeroportin 'Nënë Tereza'.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se fluturimi do të niste në orën 07:30, por nisja është shtyrë dy herë deri tani, pa kryer asnjë njoftim për qytetarët. Ndërkohë ende nuk ka një reagim nga kompania Fly Ernest për këto vonesa.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh e njëjta problematikë pasi edhe gjatë muajve të verës, kjo kompani anuloi tre fluturime dhe shtyu dy të tjerë pa njoftuar udhëtarët.