FMN: Ekonomia ka treguar qendrueshmëri për shkak të rritjes së turizmit! Borxhi publik është mbajtur nën kontroll, ka zbritur në nivelet para pandemisë

27 Tetor 2023, 12:55 | Përditesimi i fundit: 2023-10-27 19:42:17

Shefja e misionit të FMN-së, Anke Weber, në një konference për mediat me ministrin e Ekonomisë Ervin Mete dhe me guvernatorin e bankës, Gent Sejko, tha se ekonomia shqiptare ka treguar qëndrueshmëri për shkak të rritjes së fortë të turizmit.