FMN rezerva për varfërinë, borxhin e koncesionet! Variantet e reja dhe vaksinimi i ulët me dy doza pengesë për rimëkëmbjen e plotë ekonomike

8 Dhjetor 2021, 21:19

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ngritur një sërë shqetësimesh që mund të kthehen në rrezik për rimëkëmbjen e plotë ekonomike të Shqipërisë. Sipas FMN-së pavarësisht se tërmeti e pandemia janë përballuar me sukses, duhet të merren masa për nivelin e lartë të borxhit, të rritet vaksinimi si dhe të shtohen kontrollet ndaj koncesioneve.