FMN: Sfidë, plakja e shpejtë dhe emigracioni! Rrezik ekspozimet e bankave ndaj kredimarrësve të mëdhenj! Forconi mbikëqyrjen

27 Janar, 15:38

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në raportin e fundit për Shqipërinë, vlerëson rritjen ekonomike të vendit, po njëkohësisht paralajmëron për sfidat që do të ketë vendi si rrjedhojë e plakjes dhe emigracionit të shpejtë. Në raport evidentohet se sektori bankar mbetet mirëkapitalizuar dhe likuid, megjithatë, ekspozimet e bankave ndaj kredimarrësve të mëdhenj dhe shtetit përfaqësojnë burime rreziku, ashtu si edhe zgjerimi i shpejtë i huadhënies së bankave në sektorin e pasurive të paluajtshme.