'Foltorja' e Berishës në Kamëz, mungon Xhelal Mziu

2 Nëntor 2021, 18:23 | Përditesimi: 2 Nëntor 2021, 18:23

Ish-kryeministri Sali Berisha, sot po zhvillon ‘Foltoren’ e radhës me demokratët e Kamzës dhe Paskuqanit. Ajo çka vihet re, është mungesa e Xhelal Mziut, ish-kryebashkiakut të Kamzës. Kujtojmë se Xhelal Mziu drejtoi Kamzën për 3 mandate, deri në vitin 2019, kur Basha urdhëroi bojkotin e zgjedhjeve lokale.

Berisha në fjalën e tij tha se 'Foltorja' është misioni i madh i dytë në 30 vitet e fundit.

KT/Shqiptarja.com