'Foltorja' shkon në Korçë, Berisha: Opozita e keqe e Bashës largoi të rinjtë nga vendi! Rama nuk i fitoi zgjedhjet e 25 prillit, ia dhuruam ne

15 Tetor 2021, 19:00 | Përditesimi i fundit: 2021-10-15 19:40:55

Sali Berisha ndodhet sot në Korçë me 'Foltoren' e tij, ku mbledh demokratët për t'u treguar arsyet se pse Lulzim Basha duhet shkarkuar dhe ai është përjashtuar padrejtësisht nga grupi parlamentar i PD-së. Në Korçë, Berishës i janë bashkuar edhe Gent Strazimiri, Edmond Spaho, Ervin Salianji, Tritan Shehu si dhe deputetja e PD e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, Sorina Koti.

Berisha bëri edhe një analizë se pse PD-ja humbi zgjedhjet e 2021-shit, ku tha se Basha nuk arriti të fitonte zgjedhjet madje ai nuk u bë do as lideri i parisë pasi mori vetëm 19 % të votave. Berisha tha se Basha e çoi partinë më keq se në 97' kur partia ishte bërë copë-copë. Për Berishën, Rama nuk fitoi më 25 prill, dhe nuk i mori 74 mandate, por ata ia dhuroi PD që nuk diti të mbronte votën.