Fondet për analiza mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës nuk mjaftojnë, qytetarët: Po s’pate lekë, pret 2-3 muaj!

18 Shkurt, 13:08 | Përditesimi: 18 Shkurt, 13:08

Pas datës 20 të çdo muaji, në Spitali Rajonal i Lezhës nuk mund të kryhen analizat mjekësore të rekomanduara nga mjekët. Fondi i përcaktuar për realizimin e këtij shërbimi, të dhënë me koncesion, është i pamjaftueshëm, pasi kërkesat janë shumë herë më të mëdha. Në këto kushte, qytetarët duhet të presin 2 deri në 3 muaj për të kryer analizat mjekësore ose t’u drejtohen laboratorëve privatë. Ata e konsiderojnë të papranueshme këtë situatë, e cila është kthyer në shqetësim për ta, pasi nuk kanë mundësi financiare që ta kryejnë shërbimin në privat.

A.A/Shqiptarja.com