Fondi Arab i Zhvillim kredi Shqipërisë për përfundimin e rrugës Qukës-Qaf Plloçë, përfitojnë 600 mijë banorë! Ministrja: Me kushte të favorshme

10 Gusht 2022, 12:45

Është nënshkruar marrëveshja e huasë mes qeverisë shqiptare dhe Fondit Arab të Zhvillimit për përfundimin e plotë të rrugës Qukës-Qaf Plloçë. Kredi do të jetë 49 mln dollarë, ndërsa më herët janë dhënë edhe 25 milionë dollarë. Ministrja e Financave, Belina Ibrahimaj tha se kredia ishte me kushte të favorshme, duke pasur paraysh që bota ndodhet në një krizë ekonomike. Përqindja e interesit është 2% dhe afati për shlyerjen e saj është 25 vite.