Forcim i bashkëpunimit me Kosovën, Konjufca: Financim i përbashkët për mësuesit në diasporë

14 Prill, 14:50 | Përditesimi: 14 Prill, 14:50

 

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, tha në Samitin e Diasporës se duhet të forcohet bashkëpunimi mes dy vendeve lidhur me emigrantët. Ai theksoi se janë 5 vende ku dominojnë emigrantët shqiptarë, ku në SHBA, Greqi e Itali ka numër më të lartë të atyre që vijnë nga Shqipëria, kurse në Gjermani e Zvicër mbizotërojnë shqiptarët e Kosovës.

A.M/Shqiptarja.com