Forcimi i dollarit, BB: Rrezikon borxhin, rrit inflacionin! Në Shqipëri këmbehet me 118 lekë 106 lekë në janar

29 Gusht 2022, 17:30

Forcimi i dollarit amerikan kundrejt monedhave të tjera, rrezikon rritjen e borxhit publik të shteteve, përfshi edhe të Shqipërisë, si dhe rrit më tej inflacionin. Në një analizë të bërë nga ekspertët e Bankës Botërore, thuhet se rritja e dollarit ka ardhur për shkak të kërkesës së lartë pas nisjes së luftës në Ukrainë, duke qenë se euro po shfaqet e paqëndrueshme në tregjet ndërkombëtare